Google ADS

Osmani nga Samiti i Brdo Brijunit: Kosova vazhdon të luajë një rol aktiv për të ardhmen e rajonit

12:17 | 11 Shtator 2023
E.H

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se vendi ynë po vazhdon të luajë një rol për të kontribuar në të ardhmen e rajonit dhe në rrugën euroatlantike.

Me anë të një postimi në Twitter, Osmani, e cila është e ftuar në Samitin e Brdo Brijunit, theksoi se është mirënjohëse për pritjen e ngrohtë që iu është bërë në Shkup.

“Kosova vazhdon të luajë një rol aktiv për të kontribuar në të ardhmen e rajonit tonë dhe është e përkushtuar në rrugën tonë euroatlantike”, shkroi Osmani./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme