Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar 22 vjetorin e sulmeve terroriste në SHBA duke thënë se 11 shtatori 2001 ka ndryshuar rrjedhën e historisë përgjithmonë.
Me anë të një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se i nderojmë 3 mijë viktimat e sulmit teksa theksoi se riafirmojmë përpjekjet tona për mbrojtjen e lirisë dhe demokracisë, shkruan Arbresh.info.
“11 shtatori i vitit 2001 ndryshoi rrjedhën e historisë përgjithmonë. Sot, krahas aleatëve tanë amerikanë, nderojmë 3 mijë viktimat e sulmeve terroriste kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa riafirmojmë përpjekjet tona të çdoditshme në mbrojtje të lirisë e demokracisë, vlera të cilat definojnë miqësinë dhe partneritetin tonë të përhershëm”, shkroi Osmani./Arbresh.info
Lexo edhe:
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...