Nis të hënën viti i ri shkollor 2023-2024 në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar në Shqipëri.
Për herë të parë, do të shkojnë në shkollë rreth 29 mijë nxënës ndërsa në klasat e 10-ta rreth 27 mijë.
Presidenti shqiptar, Bajram Begaj u ka uruar suksese nxënësve dhe mësuesve, për të cilët thotë se puna dhe përkushtimi i tyre do të ndërtojnë Shqipërinë e së nesërmes.
“Suksese në vitin e ri shkollor për çdo nxënës, mësues dhe prind në Shqipëri, e në veçanti për të gjithë ata nxënës që hyjnë në klasë të parë! Puna dhe përkushtimi juaj i sotëm, ndërtojnë Shqipërinë e së nesërmes”, ka shkruar presidenti.
Këtë vit të ri shkollor kanë përfituar tekste falas të gjithë nxënësit e arsimit bazë nga klasë e parë deri në të 9-tën si edhe 16 kategori në nevojë, të veçanta në arsimin e mesëm.
Risi këtë vit, ashtu sikurse njoftoi edhe kryeministrii Shqipërisë, Edi Rama pak ditë më parë, janë tekstet falas për nxënësit nga klasa e parë në të tretë, që do të thotë se në fund të vitit nuk do t’i dorëzojnë tekstet.
Për shkak të moshës së vogël dhe vështirësisë që kanë për t’u kujdesur mirë për librin, por se shumë tekste janë me shënime dhe kjo bëhet e vështirë që nxënësit e brezit tjetër t’i përdorin.
Gjithashtu, pak ditë më parë, ministri i Brendshëm Taulant Balla prezantoi edhe paketën e re të sigurisë për nxënësit në shkolla./abcnews.al
Shyhrete Behluli mbushi sot plot 63 vjet
Tre të vdekur nga rrëzimi i avionit në Kenia
LDK’ja nesër hap fushatën, Abdixhiku do të shpalosë programi...
Liverpooli i gatshëm ta “thyejë bankën” për Van Dijk
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra – i...
Sveçla: Sot Kryeministri Kurti shpalli vitin 2025 si vitin e...