Google ADS

Gjendet municion i pashpërthyer afër një koshi të mbeturinave në Prishtinë

09:06 | 11 Shtator 2023
E.H

160 fishek të kalibrit të panjohur janë gjetur afër një koshit të mbeturinave në rrugën “Rasim Kiçina” në Prishtinë.

Rastin në polici e ka raportuar një grua.

Njësitet policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar municionin.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori

“Rr. Rasim Kiçina, Prishtinë 10.09.2023 – 09:15. Dëshmitarja f/kosovare ka raportuar se afër koshit të mbeturinave ka vërejtur një sasi municioni-fishekë. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se janë 160-fishekë kalibër i panjohur, të cilët janë konfiskuar. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme