Google ADS

Osmani nga Shkupi: Mezi pres të diskutojmë hapat e përbashkët për të kapërcyer sfidat e përbashkëta

21:45 | 10 Shtator 2023
E.G

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me homologun e saj maqedonas, Stevo Panderovski në Shkup ku pritet të zhvillohet takimi Brdo-brione mes liderëve të rajonit.

Osmani me anë të një postimi në platformën X (Ish-Twitter) ka thënë se mezi pret që të diskutojë hapat e përbashkët për tejkalimin e sfidave të përbashkëta, shkruan Arbresh.info.

“Falenderoj Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski për mirëseardhjen në Shkup sonte në prag të takimit të liderëve të Procesit Brdo-Brijuni. Mezi pres të diskutojmë hapat e përbashkët për të kapërcyer sfidat e përbashkëta, përpjekjet për prosperitet në rajon dhe ecjen e Kosovës përpara në rrugën e saj euroatlantike”, ka shkruar Osmani./Arbresh.info

Përmes një komunikate për media nga Presidenca, bëhet e ditur se takimi i Brdo-Brione është ngjarje vjetore multilaterale në të cilën takohen presidentët e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor si dhe të Sllovenisë dhe Kroacisë, e ku fokusi kryesor është në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe anëtarësimin e rajonit në BE.

Temat qendrore të takimit të sivjetem janë përshpejtimi i procesit të anëtarësimit në BE, luftimi dhe zvogëlimi i pasojave nga ndryshimet klimatike në rajon, si dhe krijimi i kushteve për qëndrimin e të rinjve në Ballkanin Perëndimor./Arbresh.info

Lexo edhe:

Osmani nesër merr pjesë në takimin e liderëve të rajonit në Procesin Brdo-Brione në Shkup

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme