Google ADS

Kurti flet për konfiskimin e armëve dhe municionit në veri, thotë se është kërcënuar nga terroristët

18:57 | 10 Shtator 2023
E.G

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se personat e përfshirë në trazirat e ndodhura në veri të Kosovës pak javë më parë, kanë qenë pjesëtarët të grupit mercenar Wagner.

Kështu u shpreh ai në një intervistë për median estoneze “Delfi” teksa foli në lidhje me përfshirjen e Rusisë në tensionet e shtuara ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, veçanërisht në komunat veriore të Kosovës, përcjell Arbresh.info.

Kryeministri Kurti tha se kishe marrë “letër kërcënuese nga terroristët” lidhur me sekuestrimin e një sasie të madhe të armëve dhe municionit në veri të vendit nga Policia e Kosovës.

“Dje kemi konfiskuar një sasi të madhe municionesh dhe kallashnikovë nga një shtëpi në një komunë me shumicë serbe në veri të Kosovës. Pak para se të vija në intervistë, mora një tjetër letër kërcënuese nga terroristët, ku thuhej me tallje se armët që kishim sekuestruar ishin vetëm një pjesë e vogël e pajisjeve të tyre”, ka thënë Kurti.

I pyetur nëse mendon se Rusia është e përfshirë në situatën e tensionuar në Kosovë, Kurti tha se ka “dëshmi se disa nga serbët që bojkotuan zgjedhjet ishin të lidhur me grupin Ëagner, madje disa prej tyre ishin anëtarë të grupit”.

Sipas tij, këta persona kishin krijuar lidhje të ngushta me organizatat terroriste që veprojnë në rajon.

“Kemi dëshmi se disa nga serbët që bojkotuan zgjedhjet ishin të lidhur me grupin Wagner, madje disa prej tyre ishin anëtarë të grupit. Disa anëtarë të Ëagner dhe Ujqërve të Natës (një klub rus i tërbuar motoçikletash i mbështetur nga Kremlini – red.) erdhën në Kosovë nga Serbia dhjetorin e kaluar dhe kanë lidhje të ngushta me dy organizatat terroriste. Dhe një organizatë terroriste po dërgon kërcënime me vdekje për mua dhe ministrin tim të brendshëm”, deklaroi ai.

Të ngjashme