Policia shqiptare ka sekuestruar nga disa tifozë një numër të konsiderueshëm flakadanësh, kapsollash dhe lëndësh të tjera piroteknike.
Sipas Policisë, tifozët këto mjete tentuan t’i fusnin në mes flamujve dhe banderolave që shërbejnë për dekor, për t’i futur pastaj kundërligjshëm në ndeshjen Shqipëri-Poloni në stadiumin “Air Albania”, shkruan Arbresh.info.
“Policia ka marrë masa për shoqërimin në Komisariat, të shtetasve përgjegjës, si dhe për çdo rast tjetër që do të konstatohet gjatë kësaj kohe, do të merren masa për shoqërimin dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës”, thuhet në njoftimin e policisë shqiptare.
Tutje, Policia ka bërë apel për të gjithë tifozët dhe sportdashësit, që kanë vendosur të ndjekin në stadium, ndeshjen e futbollit Shqipëri-Poloni, që në asnjë rast të mos mbajnë me vete, gjatë hyrjes në stadium, dhe që në asnjë rast të mos tentojnë të futin në stadium, flakadanë apo lëndë të tjera piroteknike, sende të forta dhe metalike, monedha dhe banderola me përmbajtje raciste ose diskriminuese.
Ndër të tjera, u bëhet thirrje që të mos mbulohet fytyra sepse, siç thuhet në njoftim, pamundësohet identifikimi, teksa bëhet apel edhe për mosdëmtim të ulseve apo pajisjeve të tjera në stadium.
Kujtojmë që, Shqipëria sot do të ballafaqohet me Poloninë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, duke filluar nga ora 20:45 në stadiumin “Air Albania”./Arbresh.info
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...
Hamza: Ne e dimë çfarë i duhet Kosovës dhe diasporës