Google ADS

Maqedonci shpreh gatishmërinë e FSK-së për t’i ndalë në ndihmë Marokut pas tërmetit

16:42 | 10 Shtator 2023
E.G

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka shprehur keqardhjen për situatën e krijuar në Marok, si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi vendin duke lënë të vdekur mbi 2 mijë banorë.

Lidhur me këtë, Maqedonci shprehu gatishmërinë e plotë për ndihmë për kërkim-shpëtim dhe rimëkëmbje në zonat e prekura, shkruan Arbresh.info.

“Në këto çaste të vështira për mbretin e Marokut, Mohammed VI dhe popullin maroken lutjet tona janë me ta. Ministrit Loudiyi i shprehim gatishmërinë tonë të plotë që të ofrojmë ndihmë me të gjitha kapacitetet tona të specializuara për kërkim-shpëtim dhe rimëkëmbje në zonat e prekura”, tha ai.

Tutje ministri Maqedonci u shprehu ngushëllime familjarëvë teksa uroi që numri i viktimave të jetë sa më i vogël.

“Urojmë që numri i viktimave dhe dëmeve të jetë sa më i vogël, ndërsa familjeve të cilët kanë humbur më të dashurit e tyre u shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta.Lutemi që ta kaloni këtë sfidë të rëndë!”, theksoi ai./Arbresh.info

Lexo edhe:

Mbi 2 mijë të vdekur nga tërmeti në Marok

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme