Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet nesër posaçërisht për të votuar ndryshimet në qeveri.
Pas dekretimit që ju bëri të shtunën presidenti Bajram Begaj, ministrat e rinj, do të kërkojnë edhe vetëbesimin e Parlamentit.
Deputetët do të votojnë të hënën 15 herë.
7 votimet e para janë për largimin nga qeveria dhe shkarkimet e ministreve Olta Xhacka, Evis Kushi, Milva Ekonomi, Frida Krifca dhe Edona Bilali. Po ashtu do të votohet edhe shkarkimi i Ogerta Manastirliut dhe Delina Ibrahimajt, për të cilat në të njëjtën ditë do të votohet edhe kalimi i tyre në një post tjetër brenda në qeveri.
5 votime të tjera janë për emërim ministrash: Igli Hasani, Ervin Mete, Albana Kociaj, Anila Denaj dhe Arbian Mazniku.
Votimi i fundit i Kuvendit, do të jetë për Ervin Meten, të cilin do ta shkojnë si drejtues i Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare.
Pas kësaj, ministrat e rinj duhet të betohen përpara Presidentit të Republikës./abcnews.al
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...