Google ADS

Inaugurohet statuja e Nënë Terezës në Kishën “Notre Dame de Laeken” në Bruksel

16:11 | 10 Shtator 2023
E.G

Është  inauguruar statuja e Nënë Terezës në Kishën “Notre Dame de Laeken” në Bruksel.

Kështu ka bërë të ditur, ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami përmes një postimi në Facebook, ku tha se ky inaugurim thekson imazhin e paqes që Nëna Terezë barti, siç tha ai, në jetë dhe amshim, shkruan Arbresh.info.

“Paqja dhe dashuria mes njerëzve, në një botë plot mirësi, me Nënën Tereze si simbolin e saj, u festua në Meshën e Shenjtë, në Kishën Notre Dame de Laeken, në Bruksel. Inaugurimi i statujës së shenjtores shqiptare dhe laureates së Çmimit Nobel për Paqe vetëm sa e theksoi mesazhin e paqes që Nëna Tereze barti në jetë dhe amshim”, shkroi ai./Arbresh.info

Të ngjashme