Përmbytjet në Greqi, Rama: Keqardhje për jetët e humbura, shqiptarët që jetojnë në zonat e prekura të kontaktojnë ambasadën

14:50 | 10 Shtator 2023
E.H

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shprehur ngushëllime për familjarët e personave që kanë humbur jetën nga përmbytjet në Greqi.

Me anë të një postimi në Facebook, Rama tha se qytetarët shqiptarë që ndodhen në zonat e prekura të kontaktojnë Ambasadën e Shqipërisë në Greqi për çdo nevojë, shkruan Arbresh.info.

Postimi i plotë i Ramës:

Përmbytjet e mëdha shkatërruese në shumë rajone të Greqisë kanë shkaktuar humbje jetësh dhe dëme të mëdha. Keqardhje e madhe për jetët e humbura, ngushëllime vëllazërore familjeve të tyre dhe solidaritet i megjithëzemërt me të gjithë të prekurit nga kjo fatkeqësi e jashtëzakonshme natyrore

Ambasada jonë në Athinë njofton se qytetarët që ndodhen në zonat e prekura, mund të kontaktojnë drejtpërdrejt me Njësinë për Menaxhimin e Emergjencave Civile të Ministrisë së Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile të Greqisë , në numrin e aktivizuar të telefonit 𝟏𝟏𝟐, i cili është vënë në dispozicion të shtetasve që kanë nevojë për ndihmë

Gjithashtu, iu bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të prekur nga përmbytjet në zonat problematike të Greqisë se për çdo nevojë t’i drejtohen Ambasadës sonë përmes numrit të emergjencës 𝟎𝟎𝟑𝟎-𝟔𝟗𝟒𝟏𝟔𝟓𝟖𝟏𝟖𝟑, në dispozicion të qytetarëve 𝟮𝟰/𝟳 dhe në adresën e email-it [email protected]/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme