Tërmeti shkatërrues i Marokut me magnitudë 6.8 që goditi vendin vonë të premten mbrëma, ka marrë mbi 2000 jetë njerëzish, duke e bërë atë më vdekjeprurësin që vendi ka parë në dekada.
Rreth 1,404 të tjerë mbeten në gjendje kritike, sipas televizionit shtetëror të Marokut, Al Aoula.
Tërmeti goditi rreth orës 23:11 me orën lokale (6:11 pasdite ET). Epiqendra ishte në malet e Atlasit të Lartë, rreth 72 kilometra (45 milje) në jugperëndim të Marrakech, një qytet i njohur turistik me rreth 840,000 njerëz.
Që nga viti 2004, vendi nuk ka parë një fatkeqësi të ngjashme, kur një tërmet me magnitudë 6.3 goditi qytetin port të Al Hoceima.
Ai tërmet la rreth 630 njerëz të vdekur dhe shkaktoi dëme të mëdha.
Tërmeti më i keq i kohëve moderne në Marok ishte në vitin 1960 pranë qytetit perëndimor të Agadirit, i cili vrau të paktën 12,000 njerëz, shkruan CNN transmeton Arbresh.info.
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns