Autobusi me turistë serb përplaset me dy automjete, katër të vdekur e 47 të lënduar

12:15 | 10 Shtator 2023
E.H

Katër persona kanë mbetur të vdekur dhe 47 janë lënduar si pasoj e një aksidenti mes një autobusi me turist serb dhe dy automjeteve.

Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e së dielës në kilometrin 521 të rrugës nacionale Athinë-Selanik, në daljen e saj për në doganën e Evzonus.

Në autobusin turistik serb dy katësh ndodheshin 81 pasagjer, prej tyre 47 kanë pësuar lëndime kryesisht të lehta, shkruan Tanjug transmeton Arbresh.info.

Mjekët e Shërbimit të Urgjencës po operojnë në zonë më një numër të madh autoambulancash duke i dërguar të plagosurit në spitalet e Kilkizit 9, Selanikut 8 dhe Gumenicës 2.

Autobusi i përkiste agjencisë turistike Vin Tavel në Beograd.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme