Golfi, sport me interesim në rritje e sipër në Kosovë

12:03 | 10 Shtator 2023
E.H

Golfi është njëra ndër sportet që tanimë në Kosovë ka filluar të ketë rritje të interesimit.

Ky lloj sporti është zbuluar në Hong Kong. Në vitin 2006 në Muzeun e Trashëgimisë së Hong Kongut janë shfaqur disa piktura të ndryshme te cilat tregojnë një version të golfit i quajtur “top goditur” (chuiwan), piktura të cilët i përkasin vitit 1368.

Mirëpo sipas versionit më të saktë, sporti i golfit u zbulua në Skoci, ndërsa shteti i cili zhvillon më shumë këtë sport, janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përfaqësuesi i Federatës së Golfit të Kosovës, Lavdim Zyfliu në një intervistë për Arbresh.info ka thënë se interesimi, që së paku ta provojnë një herë sportin e golfit, është shumë i madh.

Zylfiu ka treguar se kur është themeluar Federata e Golfit të Kosovës, a është Federata anëtarësuar në Asociacionin e Golit të Evropës, a kanë përkrahje të mjaftueshme nga ana e Ministrisë, a pritet që në të ardhmen të ndërtohet një fushë e golfit në Kosovë si dhe a është sport me kosto të lartë. Të gjitha përgjigjet e këtyre pyetjeve i gjeni në intervistën më poshtë. /Arbesh.info/ Kasim Gerbeshi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme