Lojërat Mesdhetare në vitin 2030 do të organizohen në Kosovë.
Këtij lajmi të mirë për sportin e Kosovës i është gëzuar edhe kryeministri Albin Kurti, i cili tha se nga Heraklioni i Greqisë për në Prishtinë po kthehet me kujtime të mira, përgjegjësi të reja, e plane të shumta investive.
“Lojërat Mesdhetare 2030 po i sjellim në Kosovë. 7 vjet përgatitje dhe mbi 250 milionë euro investime publike, për t’u bërë nikoqir i 26 shteteve pjesëmarrëse e 23 disiplinave sportive, mijëra atletëve e dhjetëra mijëra turistëve, në ngjarjen më të madhe të sportit në historinë e vendit. Na priftë e mbara!”, ka shkruar shefi i ekzekutivit kosovar në Facebook.
Ndryshe organizimi nga Kosova i Lojërave Mesdhetare të vitit 2030, është vlerësuar si arritje historike për Kosovën.
Prishtina është i pari qytet jobregdetar në historinë e këtyre lojërave që do t’i mirëpresë atletët garues. Do të përdoren terrenet sportive edhe të Gjakovës, Pejës, Ferizajt, Podujevës, Mitrovicës e shumë qyteteve të Kosovës, kurse edhe qyteti i Durrësit për garat detare përmes një partneriteti tej kufitar mes shteteve./Arbresh.info/
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...
Nesër mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-s...