Google ADS

Policia në një shtëpi në Leposaviq gjen helmeta ushtarake, pllaka antiplumb e këllëfa të pistoletës

09:32 | 10 Shtator 2023
E.H

Një helmetë ushtarake, dy pllaka antiplumb, tre këllëf të pistoletë dhe një sprej janë gjetur dhe sekuestruar në shtëpinë e një personi që është arrestuar më herët në Leposaviq.

Policia e ka cilësuar rastin si “Armë mbajtje pa leje”

“Leposaviq 09.09.2023 – 20:30. Njësia e Hetuesisë gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit kosovar që ishte arrestuar më herët ka gjetur dhe sekuestruar një helmetë ushtarake, dy pllaka antiplumb, tre këllëf të pistoletë dhe një sprej. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme