Me mijëra ishin marokenët që kaluan natën në rrugë pasi tërmeti me magnitutë 6.8 goditi vendin të premten në mbrëmje. Shumë prej tyre ishin në gjumë kur ndjenë lëkundjet e forta.
“Saktësisht në orën 11:11 u ndje tërmeti këtu në Marakesh, me një magnitutë 6.9. Ishte një ekspericenë mizore”, tha një prej banorëve në zonën turistike të Marrakeshit.
“Forca dhe intensiteti i tërmetit u ndje shumë. Njerëzit dolën të gjithë në rrugë, ishin të gjithë në panik. Shumë familje po flenë në rrugë pasi janë të frikësuar”, deklaroi një tjetër qytetar.
“Pasi përfunduam darkën, unë dhe gruaja ime dolëm për një shëtitje, ndërkohë që ndjemë dridhjet në këmbët tona. Gruaja ime mendoi se po afrohej ndonjë helicopter, por i thashë që ishte tërmet dhe papritur kishte njerëz në rrugë që vraponin në të gjitha drejtimet.”
Ky ishte tërmeti më i fortë në 120 vitet e fundit që godet shtetin afrikan. Edhe pse sipas të dhënave tërmeti i Marrakeshit ishte 30 herë më i lehtë se ai që goditi Turqinë dhe Sirinë në fillim të këtij viti, pasojat ne njerëz mund të jenë po aq të mëdha.
Ndërkohë që shtete të gjithë botës kanë ofruar menjëherë ndihmën e tyre për Marokun dhe ekipe shpëtimi po mbërrijnë në zonat e prekura.
Numri i viktimave të konfirmuara deri tani ka shkuar në 820 dhe pritet të rritet ndjeshëm për shkak të numrit të madh të personave të zhdukur./euronews.al/
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...