Policia e Kosovës ka konfiskuar 600 gramë flori në fshatin Drajkovc të Shtërpcës,
Në njoftim bëhet e ditur se gjatë një kontrolli Policia ka ndalur një veturë me traga të huaja, dhe gjatë kontrollimit atij i janë gjetur edhe një shumë e parave.
“I dyshuari, H.R (M/MV) i moshës 36 vjeçar është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtërpcë dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj sasia e floririt dhe paratë e gjetura janë konfiskuar me dyshimin për tregti të ndaluar, evazionit të taksave dhe tarifave doganore”, njofton policia.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 21:06.
Tutje në njoftim thuhet se është njoftuar Dogana e Kosovës, të cilët do të merren me rastin./Arbresh.info/
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...