Gjendet pa shenja jete një person në arat e tij në Rahovec

10:43 | 9 Shtator 2023
E.K

Policia e Kosovës njofton se një person është gjetur pa shenja jete në arat e tij në fshatin Pataqan i Epërm në Rahovec.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, përcjell Arbresh.info.

“Fsh. Pataqan i epërm, Rahovec. 08.09.2023 – 18:30. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se babai i tij viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në arat e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme