Google ADS

Dyshohet se kanë punësuar rreth 10 persona në mënyrë të kundërligjshme, policia jep detaje për arrestimin e zyrtarëve në QPS

08:48 | 9 Shtator 2023
K.B

Policia e Kosovës ka arrestuar dje tre zyrtarë të Qendrës për Punë Sociale në Komunën e Prishtinës, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës

Përmes raportit 24 orësh, Policia njofton se të dyshuarit pas intervistimit në prani të avokatëve mbrojtës me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 01.05.2023 – NN. Tre persona, dy meshkuj dhe një femër, kosovarë, zyrtarë të Qendrës për Punë Sociale në Komunën e Prishtinës, janë arrestuar për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale të lartcekur. Të dyshuarit pas intervistimit në prani të avokatëve mbrojtës me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

lexo edhe:

Arrestimi i tre zyrtarëve në Komunën e Prishtinës, Zogaj: Jam intervistuar nga Policia në cilësinë e dëshmitarit

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme