Google ADS

Ngjarjet e paralajmëruara për sot në vendin tonë

07:02 | 9 Shtator 2023
K.B

Ngjarjet e ditës së sotme janë këto:

09:00
UBT mban pjesën e dytë të ceremonisë së gradimit të studentëve. (Klan Arena)

11:00
Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega Gjilan, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, Gjilan)

11:00/ 11:30
Dita e tretë e Festivalit multikulturor “Le të festojmë ngjashmëritë tona”. Në hapje merr pjesë dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. Më pas, nga ora 11:30 organizohet diskutimi me temën “Rëndësia e forcimit të identitetit kulturor dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore: Roli i qendrës kulturore ne komunitete”. (Lapidariumi, Prishtinë)

11:00
Mbahet Panairi i Komunitetit, në kuadër të Festivalit Multikulturor “Le të festojmë ngjashmëritë tona”. (Mëhalla e Romëve, Graçanicë)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme