Kombëtarja U21 e Kosovës ka pësuar humbje ndaj Polonisë U21 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2025”.
Ndeshja e zhvilluar sonte në “Orlen Arena” përfundoi me rezultatin 3:0. Të tre golat u shënuan në pjesën e parë, shkruan Gazeta Express.
Ariel Mosor (25′) dhe Michal Rakoczy (30′, 44′) ishin autorët e golave në fitoren e polakëve.
Për të përzgjedhurit e Afrim Tovërlanit ishte kjo ndeshja e dytë në Grupin D. “Dardanët” kishin regjistruar fitore në ndeshjen e parë ndaj Armenisë, të zhvilluar në qershor.
Kosova U21 është e dyta në grup me tri pikë, aq sa ka tani edhe Polonia si lidere. Polakët kanë një ndeshje më pak.
Kosova U21 ndeshjen e radhës do ta luajë më 12 shtator, si nikoqire e Gjermanisë U21. /Gazeta Express/
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos