Policia e Kosovës, konkretisht ILECU-FAST Kosova, në vazhdën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar me shtetet partnere, gjatë kësaj jave ka arrestuar dy persona të dyshuar të cilët kërkoheshin me urdhër-arrest ndërkombëtar.
Në njoftimin e policisë për media, bëhet e ditur se policia ka arritur ta lokalizojë të dyshuarin me inicialet P.J, shtetas kosovar, i cili ishte i kërkuar përmes INTERPOL-it nga një shtet evropian, përcjell Arbresh.info.
Po ashtu, FAST Kosova ka arritur të lokalizojë dhe më pas ta arrestojë edhe të dyshuarin e dytë me iniciale D.S, shtetas gjerman, i cili po ashtu kërkohej nga INTERPOL-i.
Tutje, në njoftimi thuhet se dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe më pas do të vazhdohet me procedurat e parapara për raste e tilla./Arbresh.info/
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet