Google ADS

Kurti: Greqia është më së afërti njohjes së Kosovës

13:36 | 8 Shtator 2023
K.B

Kryeministri i vendit, Albin Kurti beson se shumë shpejt shteti i Greqisë do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Kështu u shpreh Kurti në një intervistë për televizionin polak, TVP World.

Kurti është shprehur optimist se Kosova përfundimisht do të arrijë të bindë mosnjohësit.

Shefi i ekzekutivit, theksoi se vendi ynë në vitet e fundit ka bërë përparime diplomatike sa i përket komunikimit dhe bashkëpunimit me mosnjohësit, në veçanti me Greqinë, e cila është afër njohjes së Kosovës.

Ai shtoi më tej se dëshira e vendit të tij për të hyrë në Bashkimin Evropaian nuk ushqehet vetëm nga interesat vetjake, por se vendi do të donte të kontribuonte në BE, që është projekti më i rëndësishëm politik për paqen që nga Lufta e Dytë Botërore.

Kurti tha gjithashtu se Kosova, duke pasur parasysh kostot e saj të ulëta të funksionimit për sa i përket marrjes me qira të lokaleve dhe fuqisë punëtore, mund të jetë një destinacion ideal për investitorët e huaj.

Ai tha gjithashtu se Kosova, duke pasur parasysh kostot e saj të ulëta të funksionimit për sa i përket marrjes me qira të lokaleve dhe fuqisë punëtore, mund të jetë një destinacion ideal për investitorët e huaj.

Kreu i Qeverisë trajtoi gjithashtu temën e njohjes dixhitale dhe përhapjen e dezinformatave në të gjithë Evropën./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme