Google ADS

Nga e Hëna nis shpërndarja e 155 pakove me material shkollor për nxënësit e komuniteteve Rom, Ashkalinj dhe Egjiptian

11:02 | 8 Shtator 2023
K.B

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama ka njoftuar se nga e hëna e javës së ardhshme do të shpërndahen 155 pakot me material shkollor/didaktik për nxënësit e komuniteteve Rom, Ashkalinj dhe Egjiptian.

‘’Zyra për Komunitete dhe Kthim e Kryeqytetit ka bërë të gjitha përgatitjet për shpërndarjen e 155 pakove me material shkollor/didaktik për nxënësit e komuniteteve Rom, Ashkalinj dhe Egjiptian’’, ka shkruar Rama në Facebook.

Rama ka thënë se Kryeqyteti do të vazhdojë të promovojë politika gjithëpërfshirëse duke mos lënë askënd mbrapa./Arbresh.info/

Të ngjashme