Ministri i Brendshëm, Taulant Balla dhe kryetari i KLP-së, Alfred Balla janë takuar për të diskutuar rreth një sërë çështjes, mes tyre politikës penale më të ashpër kundër zjarrvënësve.
Ashpërsimi i dënimeve për ata që kryejnë krime brenda territoreve të sigurisë shkollore është vlerësuar nga KLP-ja.
“Këshilli i Lartë i Prokurorisë mbështet Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit në intensifikimin e goditjes së fenomenit të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe vlerëson pozitivisht propozimin për ashpërsimin e dënimeve ndaj veprave kriminale të kryera brenda perimetrit të sigurisë së shkollave,” – thuhej në njoftim.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë bashkëpunon me Agjencinë e Mbikqyrjes Policore për kryerjen e vetting-ut në momentin e pranimit dhe përfundimit të Shkollës së Magjistraturës, për magjistratët e ardhshëm prokurorë. Kjo praktikë tashmë e konsoliduar duhet të çohet më tej.
Pikë tjetër e diskutimit mes dy krerëve ishte dhe eficenca e Oficerëve të Policisë Gjyqësore pranë Drejtorive të Policisë ku KLP-ja vëren mungesë stabiliteti, që shkaktohet nga lëvizjet e shumta mes radhëve të këtyre oficerëve.
Gjatë takimit u diskutua dhe mbi veprimtarinë e Komisionit të Mbrojtjes së Prokurorëve (i cili drejtohet nga KLP-ja) ku ka përfaqësues të Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë./Euronews/
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...