Google ADS

Largohen kunjat në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë, Rama: Do të shtohen hapësirat publike e gjelbërimi

23:52 | 7 Shtator 2023
E.H

Ka filluar realizimi i projektit të rigjenerimit urban në rrugën “Qemal Hoxha” në Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama me anë të një postimi në Facebook, shkruan Arbresh.info.

Rama tha se sot janë larguar kunjat nga trotuaret e rrugës “Qemal Hoxha” e më pas do të vendosen pllaka dhe do të shtohet hapësira publike e gjelbërimit.

“Kemi filluar me punët në terren për realizimin e rigjenerimit urban në rrugën “Qamil Hoxha”. Sot janë larguar kunjat nga trotuaret e rrugës, e më pas në bazë të projektit, në “Qamil Hoxha” do të vendosen pllaka, shtohen hapësirat publike e gjelbërimi”, ka shkruar Rama./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme