Kisha Katolike në Romë fshehu mbi 3 mijë hebrenj nga nazistët

23:06 | 7 Shtator 2023
E.H

Kisha Katolike në Romë i ka fshehur më shumë se 3.000 hebrenj nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore, sipas disa dokumenteve të publikuara të enjten.

Dokumentet e Institutit Biblik Papnor përshijnë emrat e 3.600 personave, të cilët janë ndihmuar nga urdhrat katolikë.

Një krahasim me dokumentet nga arkivat e komunitetit të hebrenjve në Romë sugjerojnë se 3.200 prej tyre kanë qenë hebrenj.

Dokumentet janë përpiluar nga të krishterët pas çlirimit të kryeqytetit italian nga nazistët, në qershor të vitit 1944.

Ato janë përdorur si bazë për studim nga historiani italian Renzo de Felice më 1961, mirëpo më vonë janë konsideruar si të humbura për dekada.

Roli i Vatikanit gjatë periudhës së nazizmit në Gjermani dhe Austri, si dhe fashizmit së Benito Mussolinit në Itali, ende konsiderohet kontrovers.

Papa Pius XII, i cili ka qenë në krye të Selisë së Shenjtë në periudhën 1939 – 1958, është kritikuar nga historianët për marrëveshjet me Gjermaninë naziste dhe është akuzuar se ka qenë i heshtur gjatë Holokaustit.

Megjithatë, disa historianë tjerë e mbrojnë trashëgiminë e tij.

Papa Françesku ka urdhëruar hapjen e të gjitha arkivave prej vitit 2020.

Konsiderohet se deri në nisje të Luftës së Dytë Botërore, në Romë kanë jetuar 10-15.000 mijë hebrenj.

Më shumë se 2.000 prej tyre janë vrarë nga trupat naziste.

Qyteti është pushtuar nga ushtarët nazistë për nëntë muaj, deri kur është çliruar nga të ashtuquajturat forca aleate, në qershor të vitit 1944./rel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme