Partia opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e kryesisë ku kanë diskutuar rreth situatës politike në vend.
Përmes një komunikate për media, AAK thotë se ata që sot provojnë të ecin përpara duke mos e përfillur aleatin kryesor të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, Amerikën, nuk janë të vërtetë, përcjell Arbresh.info.
Mes tjerash, AAK ka kërkuar që të zhbllokohet gjendja në veri teksa ka shtuar se duhet të mbyllet marrëveshja finale me Serbinë e sipas tyre, kjo nuk mund të bëhet me njërëz që nuk janë të vërtetë.
“Në planin e brendshëm e vërteta jonë mbështetet në tri shtylla:
• Rend dhe ligj e pa sulme të pushtetit ndaj sistemit të drejtësisë dhe mediave;
• Luftë kundër korrupsionit e informalitetit, që nënkupton shkëputje të lidhjeve të shkurtra korruptive, depolitizim të administratës e të bordeve;
• Zhvillim ekonomik e sektorial që nënkupton zhbllokimin e mjeteve financiare dhe rikthimin e tyre në projektet zhvillimore, heqjen e pengesave për investime të huaja, mbështetjen e bizneseve vendore e jo anatemimin e tyre si dhe politika të qëndrueshme në sektorë veç e veç”, thuhet në njoftim.
Komunikata e plotë:
Kosova është një dhe e vërteta e saj është vetëm një
Ajo mund të mbijetojë, të forcohet e të prosperojë vetëm me njerëz të vërtetë. Eksperimentet me platforma e ide, pa të vërtetën dhe pa njerëzit e vërtetë, vetëm sa e zgjasin agoninë tonë.
Dhe e vërteta për Kosovën sot është përfshirja e njerëzve të vërtetë në vendimmarrje për vendin.
Kosova ka mbërritur këtu ku është sot, vetëm falë njerëzve të vërtetë, në të gjitha fazat e një lufte shekullore, deri në lirinë e plotë dhe në krijimin e shtetit.
Dhe e vërteta e jonë është paqëndrueshme pa anëtarësimin e Kosovës në NATO, e kjo nuk bëhet pa aleatët strategjikë, Amerikën dhe demokracitë tjera perëndimore.
Ata që sot provojnë të ecin përpara duke mos e përfillur aleatin kryesor të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, Amerikën, nuk janë të vërtetë.
Prandaj Kosova duhet të kthehet në kursin e vet të vërtetë e t’u kthehet aleatëve të vet.
Ata që e zvarrisin marrëveshjen përfundimtare për njohje me Serbinë, me lloj-lloj marifetesh e justifikimesh, e me zgjidhje qesharake për veriun e vendit, e kanë me hile. Ata i janë futur një misioni të pamundshëm, rikthimin e Kosovës në pikën zero.
Është detyrë e secilit prej nesh, që qysh sot të zhbllokohet gjendja e krijuar në veri dhe të përmbyllet kapitulli i marrëveshjes finale me
Serbinë dhe kjo nuk mund të bëhet me njerëzit që nuk janë të vërtetët.
Në planin e brendshëm e vërteta jonë mbështetet në tri shtylla:
• Rend dhe ligj e pa sulme të pushtetit ndaj sistemit të drejtësisë dhe mediave;
• Luftë kundër korrupsionit e informalitetit, që nënkupton shkëputje të lidhjeve të shkurtra korruptive, depolitizim të administratës e të bordeve;
• Zhvillim ekonomik e sektorial që nënkupton zhbllokimin e mjeteve financiare dhe rikthimin e tyre në projektet zhvillimore, heqjen e pengesave për investime të huaja, mbështetjen e bizneseve vendore e jo anatemimin e tyre si dhe politika të qëndrueshme në sektorë veç e veç.
Vendi sot ka nevojë për të vërtetën e vet dhe pa e kuptuar të vërtetën nuk do të mund të lëvizim nga vendi. Nuk bëjmë përpara dhe do të ngecim aty ku kemi ngecur tash e tri vjet.
Asnjë synim politik, diplomatik, ekonomik apo fundja edhe nacional, nuk do të mund ta realizojmë pa njerëz të vërtetë./Arbresh.info
Policia zvicerane kap 15 trafikantë droge në Verbier
Buja: E kam marrë vesh më vonë që Thaçi ishte anëtar i Shtab...
Osmani bashkë me nënën dhe motrat kryejnë mamografinë në QKU...
73 aksidente trafiku brenda 24 orëve në Kosovë
Kanosi me armë zjarri përmes rrjetit social, arrestohet i dy...
Sekuestrohet një boks hekuri dhe një revole në Ferizaj, poli...