Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar përplasjen e avokatit të Kadri Veselit, Ben Emmerson me dëshmitarin e “Human Right Watch”, Fred Abrahamsit.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama ka thënë se “balta e propagandës kundër UÇK-së në Hagë ka ngjitur deri në raportin e një organizate prestigjoze si Human Rights Watch”, shkruan Arbresh.info.
Kryeministri shqiptar, tutje u shpreh se në këtë moment të gjyqit kundër Thaçit dhe të tjerëve, ku sipas tij të bën të ndjehesh realisht keq për ideatorët e kësaj trupe speciale, që siç shkruan Rama, special ka vetëm misionin e saj të pamundur të prokurorëve të saj për të provuar se Thaçi e të tjerët janë kriminelë lufte.
“Ky është një moment i gjyqit kundër Presidentit Thaçi dhe udhëheqësve të tjerë të UÇK-së në Hagë, ku ndjehesh realisht keq për ideatorët e kësaj trupe speciale, e cila deri më tash special ka vetëm misionin e saj të pamundur të prokurorëve të saj, për të provuar se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë kriminelë lufte”, tha kreu i qeverisë shqiptare.
Tutje ai u shpreh se kjy gjyq po kthehet në një barrë në ndërgjegjen e botës demokratike.
SOt, në gjykimin ndaj Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, Frederick Abrahams tha se do përpilonte ndryshe fjalitë në raportin ku është folur për rastin e trupave të pajetë në Liqenin e Radoniqit.
Këtë dëshmitari e deklaroi duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes së Veselit, avokatit Ben Emmerson.
Avokati Emmerson fillimisht lexoi një pjesë të një raporti të shkruar nga Abrahams se komandanti i regjionit të Dukagjinit duhet të ketë ditur siç e kanë përshkruar në raport, për masakrën më të madhe që ka kryer UÇK-ja në 1998, një ekzekutim afër liqenit të Radoniqit ku janë vrarë 30-40 persona.
Për këtë ai tha se organizata HRW ka bërë cenim të asaj që dënon duke deklaruar se dikush është fajtorë pa hetime dhe atë kur personi është i pafajshëm.
Po ashtu, ai lexoi edhe një paragraf tjetër kur thuhet se ‘‘komandantët e zonave kryenin krime, është e qartë si në vrasjen e shtatorit pranë Gllogjanit, komandantët e zonave duhet të kishin dikur në mos të kishin urdhëruar drejtpërdrejtë vrasjet’’.
Për këtë, avokati tha se 9 prej viktimave sa kanë qenë gjallë, për herë të fundit kanë qenë nën ruajtjen e serbëve, e që dëshmitari tha se ‘‘duke ditur ato që dimë sot, këto fjali do e përpiloja ndryshe’’./Arbresh.info
Për më shumë kliko KËTU:
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...