Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, u ka bërë thirrje pesë shteteve anëtare të BE-së, që ta njohin pavarësinë e Kosovës.
Përmes një shkrimi në Twitter, Delawie ka bërë thirrje këtyre shteteve të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën ta njohin, për shkak se sipas tij, në këtë mënyrë mund të kontribuojnë për paqen e qëndrueshme në Ballkan, shkruan Arbresh.info.
Ai ka shpërndarë një shkrim të kolumnistit dhe asistentit kërkimor nga Spanja, Juan García-Nieto, ku flet për Kosovën dhe rëndësinë e njohjes nga të gjitha vendet e Bashkimit Evropian.
“Është padyshim koha që Spanja, Qiproja, Rumania, Sllovakia dhe Greqia ta njohin realitetin e pavarësisë së Kosovës dhe të kontribuojnë për paqen e qëndrueshme në Ballkan”, ka shkruar Delawn.
Kurse në shkrimin e García-Nieto, thuhet se mosnjohja e Kosovës nga të gjithë anëtarët e BE-së, dëmton politikën e jashtme të BE-së në Ballkan dhe perspektivën e Kosovës për shtetësi.
“Megjithatë, 15 vjet pas shpalljes së pavarësisë, Kosova është larg të qenit plotësisht sovrane. Statusi i saj mbetet i diskutueshëm në disa qarqe, duke përfshirë në Bashkimin Evropian, pasi pesë vende anëtare ende refuzojnë të njohin pavarësinë e tij: Qiproja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja. Përkundër kësaj dhe ndoshta në mënyrë paradoksale, Kosovës iu dha statusi i kandidatit për në BE në dhjetor 2022”, tha García-Nieto./Arbresh.info/
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...
Grafiti në “Car Lazar”, suspendohen gjashtë policisë për mos...
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...