Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë, Rama takon të ngarkuarin me punë të BE, Soreca

17:53 | 7 Shtator 2023
E.K

Në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar me të ngarkuarin me punë të BE-së, Luigi Soreca.

Në një moment kyç për zgjerimin e BE-së dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, Soreca konfirmoi mbështetjen e plotë të BE-së për Shqipërinë për të konsoliduar progresin e arritur deri tani, intensifikimin e mëtejshëm të procesit të reformave në muajt në vijim dhe thellimin e transformimit të vendit në rrugën e tij drejt BE-së.

Kujtojmë që ambasadori Soreca është në fillim të mandatit të tij të përkohshëm si i Ngarkuari me Punë në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri./abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme