Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar sot selinë qëndrore të NATO-s, ku është pritur në takim nga Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg.
Osmani në rrjetin social Facebook, ka shpërndarë disa fotografi nga takimi, teksa ka shkruar se gjatë bashkëbisedimit ka përsëritur përkushtimin e fortë të Kosovës në NATO, shkruan Arbresh.info.
“Në selinë qendrore të NATO-s, në takim me Sekretarin e Përgjithshëm Jens Stoltenberg, përsërita përkushtimin e fortë të Kosovës për anëtarësim në NATO. Vendosmëria jonë për të kontribuar krahas aleatëve tanë për siguri dhe paqe afatgjate, në rajon e kudo në botë, mbetet e palëkundur!”, ka shkruar Osmani.
Ndryshe, Osmani sot gjatë një konference të përbashkët me Stoltenbergun ka thënë se NATO është fati ynë, ndërsa ka shprehur mirënjohjen për shpëtimin e jetëve tona, si dhe rolin që luan edhe sot për të siguruar paqen e qëndrueshme dhe sigurinë në rajonin.
Gjithashtu, Osmani u shpreh se sukseset e Kosovës janë edhe sukseset e NATO-s./Arbresh.info
Pesë gjigantët evropianë pas Jonathan David
KFOR-i kryen trajnime për menaxhimin e trazirave dhe kontrol...
Podujeva fiton çmimin ndërkombëtar “Globallocal” për zhvilli...
Hezbollahu lëshon raketa dhe dronë në veri të Izraelit
Shqetësime mbi njoftimet se Koreja e Veriut po dërgon trupa ...
Krasniqi pret në takim deputetin gjerman, diskutojnë për zhv...