Policia e Kosovës gjatë realizimit të planit operativ “Goditja” për një muaj ka arrestuar 234 persona, ka konfiskuar 90 armë prej të cilave 77 revole dhe 13 të gjata ashtu si dhe 2 mijë e 376 copë fishekë.
Sipas njoftimit, gjatë kësaj periudhe Policia ka kontrolluar 12 mijë e 511 automjete, 3 mijë e 274 me radar ose alkool-test, shkruan Arbresh.info.
Ndërkaq, janë kontrolluar 72 mijë e 386 vetura dhe 966 lokale.
Policia bën të ditur se edhe në ditët në vazhdim do të vazhdojë me aktivitete me qëllim të shtimit të masave të sigurisë, inicimin e rasteve kriminale, arrestimin e personave që bien ndesh me ligjet e vendit./Arbresh.info
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin