Policia shpall në kërkim një person për një grabitje në Prishtinë

16:18 | 7 Shtator 2023
E.K

Policia e Kosovës ka publikuar identitetin e një personi, i cili po kërkohet për një grabitje që ka ndodhur në Prishtinë.

Sipas Policisë, personi në fjalë dyshohet për një grabitje që ka ndodhur me datën 24 gusht të këtij viti, në rrugën “UÇK”, përcjell Arbresh.info.

Policia kërkon që të gjithë ata që mund të kenë informacione për personin në fjalë të kontaktojnë në numrin e Policisë 192.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme