Google ADS

Osmani: Pandëshkueshmëria e sulmeve ndaj ushtarëve të KFOR-it mund të merret si dobësi nga kryesit

15:51 | 7 Shtator 2023
E.G

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një konferencë për media nga selia e NATO-s ka folur rreth sulmeve të 29 majit ndaj ushtarëve të KFOR-it, gazetarëve dhe policëve në veriun e Kosovës.

Ajo u shpreh se ka ndëshkuar këto sulme ndaj ushtarëve të KFOR-it në Kosovë që janë planifikuar, organizuar dhe ekzekutuar nga siç tha ajo, krimi i organizuar serb, teksa u shpreh se kryesit e këtyre veprave duhet të mbahen përgjegjës, shkruan Arbresh.info.

“Mendimet tona janë me ushtarët e lënduar dhe familjet e tyre dhe shpresoj edhe njëherë që të shërohen sa më shpejtë. Kryesit e këtyre veprave duhet të mbahen përgjegjës.”, tha ajo.

Osmani u shpreh se nëse ka pandëshkueshmëri për sulmet e 29 majit ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe sulmeve të vazhdueshme ndaj policëve të Kosovës dhe gazetarëve, ka rrezik që kryesit ta kuptojnë si dobësi tonë të përbahskët dhe do të trimërohen për ta eskloatuar çdo lloj mundësie për ta përsëritur atë akt të dhunës.

“Ky ishte sulm ndaj NATO-s dhe ata që kanë urdhëruar janë shumë çartë të njohur dhe mu për këtë si presidente e Kosovës dhe në emër të institucioneve të Kosovë si ofrojmë bashkëpunim të plotë NATO-s për të sjellë kryesit e atyre sulmeve para drejtësisë”, u shpreh ajo.

Osmani tha se shpreson në përforcimin e marrëdhënieve me KFOR-in.

“Jemi të përkushtuar që të kemi avancim të vazhdueshëm të policisë sonë shumëetnike duke i shërbyer gjithë popullit të Kosovës dhe në gjithë territorin e Republikës sonë derisa presionet nga Serbia janë në rritje, të gjithë zyrtarët e Policisë së Kosovës që janë serbë dhanë dorëheqje, Policia jonë mbetet në shërbim të njerëzve për njerëzit në gjithë Republikën. ”

Ajo u shpreh se kjo ndërhyrje e jashtme duhet të ndalet./Arbresh.info

Të ngjashme