Policia italiane ka shkatërruar një rrjet të shpërndarjes së lëndëve narkotike që vepronin në zonën midis Venetos dhe Lombardisë.
Mediat vendase shkruajnë se pjesë e këtij rrjeti ishin italianë, shqiptarë dhe tuniziane ku mësohet se deri më tani ka nisur hetimi për 30 të përfshirë në këtë grup.
Sipas policisë italiane në kuadër të këtij operacioni është bërë i mundur arrestimi i 8 personave tunizianë dhe shqiptarë dhe janë sekuestruar 10 kg kokainë dhe heroinë dhe gati 30 mijë euro cash.
Ndër të tjera në media thuhet se tregtia e drogës u ishte besuar tunizianëve. Furnizuesit e tregtarëve të kokainës dhe heroinës ndodheshin midis Milanos, Padovës, Vicenzës dhe Selvazzano Dentro (Pd) dhe i referoheshin dy grupeve të organizuara, një italian dhe një shqiptar./abcnews.al/
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...