Zëvendëskryeministri i Kosovë, Besnik Bislimi ka mbajtur takim me Komitetin e Çështjeve të BE-së në Dhomën e Përfaqësuesve në Mbretërinë e Holandës.
Me anë të një postimi në platformën X, Bislimi tha se Kosova mund të përparojë me ritëm të përshpejtuar në procesin e integrimit në BE, duke treguar siç tha ai, potencial të madh edhe për rritje të qëndrueshme, shkruan Arbresh.info.
“Informim i hollësishëm me Komitetin e Çështjeve të BE-së në Dhomën e Përfaqësuesve në Mbretërinë e Holandës. Kosova mund të përparojë me ritëm të përshpejtuar në procesin e integrimit në BE duke treguar potencial të madh edhe për rritje të qëndrueshme.”, ka shkruar Bsilimi.
Ndër të tjera, Bislimi i ka falënderuar anëtarët për mbështetjen e vazhdueshme të tyre./Arbresh.info
Insightful briefing w/EU Affairs Committee in the House of Representatives in the Kingdom of Netherlands. Kosova can progress at an accelerated pace in the EU integration process showing huge potential also for sustainable growth. I thanked members for constantly supporting 🇽🇰. pic.twitter.com/VopwGdUnKp
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) September 7, 2023
Miratohet në Kuvend Programi Kombëtar për Integrim Evropian ...
Incidenti në “Car Llazar”, IPK-ja rekomandon suspendimin e d...
Sveçla thotë se bisedoi me Sarrazinin për kontrollin e mallr...
Si të shmangen sëmundjet e trashëguara?
Kadrijaj: Kurti e Gërvalla nuk kanë çka prezantojnë para bas...
Disa të plagosur, përfshirë një fëmijë, nga një sulm rus në ...