35% e premtimeve të kryetarëve të komunave ende nuk kanë filluar

12:40 | 7 Shtator 2023
E.G

35 përqind e premtimeve të kreytarëve të komunave në zgjedhjet komunale mbeten ende të pafilluara.

Kështu ka bërë të ditur raporti i publikuar nga Instituti GAP ku bëhet e ditur se deri më tani janë përmbuahsur 26 për qind, gjysmë të përmbushura janë 16 për qind ndërkaq 23 përqind jan ëtë filluara, shkruan Arbresh.info.

“Nga gjithsej 1,816 premtime të 27 kryetarëve të komunave, 473 premtime  (26%) janë përmbushur, 285 premtime (16%) janë gjysmë të përmbushura, 422 premtime (23%) janë të filluara, dhe 636 (35%) e premtimeve mbeten të pa filluara.”, thuhet në raportin e Institutit për mandatin 2021-2025, përditësim ky i cili përfshin periudhën deri në fund të qershorit.

Sipas raportit, numri më i madh i premtimeve të përmbushura jan ënga fusha e arsimit, kulturës, ekonomisë dhe shërbimeve publike.

Numri më i madh i premtimeve të përmbushura janë nga fusha e arsimit, kulturës, ekonomisë dhe shërbimeve publike. Tek fusha e arsimit prijnë përmbushja e premtimeve në ofrimin e bursave, në krijimin e kabineteve dhe laboratorëve, në mirëmbajtjen e hapsirave shkollore, transparencës në përzgjedhjen e stafit, si dhe mbulimin e transportit për nxënësit. Tek fusha e ekonomisë, disa nga premtimet e përmbushura ndërlidhen me mbështetjen e bizneseve të reja, krijimin e zyrave për biznes, dhe mbështetjen e bizneseve në promovimin e produkteve të tyre. Kurse tek fusha e shërbimeve publike, parkingjet për automjete, shënjëzimi dhe sinjalizimi në komunikacion, ndriçimi publik, si dhe zgjerimi i hapësirave të gjelbërta, janë ndër premtimet që janë përmbushur nga më shumë kryetarë të komunave. Në fushën e kulturës, janë përmbushur premtimet si organizimi i festivaleve dhe manifestimeve të ndryshme, ndarja e mjeteve buxhetore për mbështetjen e aktiviteteve teatrale, atyre të galerive dhe organizimeve të tjera kulturore.”, thotë raporti./Arbresh.info/

Ndërkaq, numri më i vogël i premtimeve të përmbushura janë nga fusha  eurbanizimit , sportit dhe infrastrukturës.

“Ndërsa numri më i vogël i premtimeve të përmbushura janë nga fusha e urbanizimit, sportit dhe infrastrukturës. Në këtë të fundit, nga gjithsejt 199 premtime të dhëna nga 27 kryetarë të komunave, deri më tani janë përmbushur vetëm 13 premtime (7%). Në periudhën e njëjtë të mandatit të kaluar, kjo fushë printe me numrin e premtimeve të përmbushura. Ngecje vërehet edhe në fushën e urbanizimit, sikurse në hartimin e planeve rregulluese, planeve zhvillimore urbane dhe hartave zonale.”, thuhet mes të tjerash në raport.

Tutje, në raport bëhet e ditur se kryetarët e komunave sikurse Mamusha dhe të dhjetë komunave të banuara me popullatë me shumicë serbe, nuk kanë shpalosur ndonjë program zgjedhor dhe nuk kanë dhënë premtime konkrete./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme