Google ADS

Aksident në Fier, lëndohen dy drejtuesit e automjeteve

11:33 | 7 Shtator 2023
E.K

Një aksident ka ndodhur para pak minutash në afërsi ter Qafës së Koshovicës “ ne Fier, ku janë përplasur dy automjete.

Një automjet tip “ Benz” është përplasur me një furgon mallrash dhe si pasojë e përplasjes së fortë janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë dërguar me urgjence drejt spitalit rajonal të Fierit.

Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor të cilët po zbardhin dinamiken e këtij aksidenti, jo vetëm me të plagosur por edhe me dëme të shumta materiale.

Furgoni pas daljes nga rruga ka përfunduar në kanalin anësor dhe është kthyer përmbys. Ndërkohe në këtë aks është krijuar edhe një radhë e gjatë automjetesh prej disa kilometrash/abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme