Vidhet një kasafortë me para për personat në nevojë në Prizren

09:45 | 7 Shtator 2023
K.B

Një person ka raportuar në Polici se disa të pa njohur kanë vjedhur para në shtëpinë e tij.

Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se atij i është vjedhur një kasafortë me të holla për personat në nevojë.

“Prizren 06.09.2023 – 06:15. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar deri më tani të pa njohur, kanë vjedhur një kasafortë me te holla për personat në nevojë”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin janë duke u kryer hetime intensive./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme