Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka luajtur të mërkurën ndeshjen e dytë stërvitore me Kuvajtin.
Në Lashko të Sllovenisë, Kosova pësoi humbje me rezultat 30:25, shkruan Federata e hendbollit të Kosovës, transmeton Arbresh.info.
Në minutën e 53-të rezultati ishte i barabartë, 24:24.
Por, sipas FHK-së më pas në rezultat ndikuan vendimet e gjyqtarëve, që ishin nga Kuvajti dhe kështu fitorja i takoi Kuvajtit.
“Paraqitja e Kosovës ishte dukshëm më e mirë se në ndeshjen e parë, të luajtur të martën. Kanë funksionuar shumë më tepër gjëra si në sulm ashtu edhe në mbrojtje. Por gjyqtarët kuvajtas, që janë për trajnim në Slloveni, dolën në skenë me vendime kundërthënëse që edhe caktuan fituesin”, thuhet në njoftimin e federatës.
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...