Google ADS

Kosova U17 barazon me Maqedoninë e Veriut

23:09 | 6 Shtator 2023
Orgesa Haziri

Kombëtarja e Kosovës U17 ka zhvilluar sot ndeshjen e parë miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut U17, në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, e cila u mbyll baras 1:1.

Në pjesën e parë “Dardanët” e rinj patën disa raste, derisa golin e parë e arritën në minutën 32, shkruan Federata e Futbollit të Kosovës, transmeton Arbresh.info.

Ishte futbollisti Leart Bekolli i cili i dhuroi epërsinë Kosovës për 1:0.

Rezultati ndryshoi në minutën 75-të, kur futbollisti Albion Musliu arriti të konkretizojë një rast për mysafirët, duke shënuar golin e barazimit për Maqedoninë e Veriut.

Në kohën shtesë Dardanët fituan penallti por që nuk arritën ta ndryshojnë rezultatin.

Ndeshjen e dytë miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut, Kosova e zhvillon të premten nga ora 11:00, po ashtu në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Ky grumbullim, Kosovës i shërben për përgatitje sa më të mirë për kualifikimet e muajit nëntor të cilat zhvillohen në Kroaci ndaj Anglisë, Ishujve Faroe dhe Kroacisë.

Të ngjashme