Dy persona janë arrestuar sot pasi që dyshohet për një rast të kanosjes, e cila është raportuar se ka ndodhur në rrugën “Sylejman Hadum Aga” në Gjakovë.
Siç thuhet në njoftim, tek njëri nga të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta, të cilat dyshohet se janë përdorur në rast.
Po ashtu, te i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një sasi e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
“Me datën 06.09.2023, njësitet patrulluese në kuadër të Stacionit Policor në Gjakovë ju kanë përgjigjur një rasti kanosje të raportuar në rrugën ‘Sylejman Hadum Aga’ në Gjakovë. Zyrtarë Policorë në kuadër të këtij stacioni, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë dy të dyshuar, meshkuj kosovarë të moshës madhore. Tek njëri nga të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta të cilat dyshohet se janë përdorur në rast. Po ashtu tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një sasi e dyshuar narkotike e llojit marihuanë”, thuhet në njoftim.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit (në koordinim me të cilin janë ndërmarr të gjitha veprimet hetimore), njëri nga të dyshuarit është ndalur në mbajtje për 48 orë./Arbresh.info/
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...