Vllaznia eliminon Hajvalinë nga Champions League

21:36 | 6 Shtator 2023
Orgesa Haziri

Kampionia e Shqipërisë, Vllaznia, ka eliminuar kampionen e Kosovës, Hajvalinë nga Champions League.

Hajvalia u ndal në raundi i parë kualifikues me rezultat 4:2, shkruan Arbresh.info.

Gresa Berisha (16’, 92’), Lucie Gjini (44’) dhe Maria Bashka (60’) shënuan për fitoren e Vllaznisë.

Ndërkohë, golat për Hajvalinë, i realizuan Lumbardha Misini (34’) dhe Bardha Mahmuti (68’).

May be an image of 2 people, people playing soccer and text that says '15 K.F.F.VLLAZNIA FT 4-2 KFF.EP-HAJVALIA 16' 90+' BERISHA 44' GJINI 60' BASHKA UEFA women's CHAMPIONS LEAGUE ROUND GROUP 1 7'

Ndeshja e luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër i takoi grupit të 7-të të raundit të parë kualifikues.

Pas kësaj humbjeje, Hajvalia do të luajë ndeshjen për vendin e tretë, ku do të përballet me ekipin nga Turqia, Fomget Gençlik./Arbresh.info/

Të ngjashme