Të enjten hidhet shorti për Superligat në basketboll

16:42 | 6 Shtator 2023
Orgesa Haziri

Të enjten do të hidhet shorti për Superligën e Kosovës në basketboll në kategorinë e meshkujve, si dhe atë të femrave.

Lajmin e ka konfirmuar Federata e Basketbollit të Kosovës, shkruan Arbresh.info.

“Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ju njofton se, të enjten (nesër) do të hidhet shorti për Superliga-t e Kosovës në basketboll”, thuhet në njoftim.

Nga ora 11:00 do të bëhet hedhja e shortit për edicionin e ri të Prince Caffe Superligës, kurse nga ora 11:30 do të bëhet tërheqja e shortit për Superligën e Femrave.

Edicioni i ri në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll do të fillojë më 22 shtator, ndërsa xhiroja e parë te femrat është më 6 tetor./Arbresh.info/

 

Të ngjashme