Arrestohet i dyshuari për sulmin në shtëpinë e kryesuesit të Bordit të Trepçës

16:41 | 6 Shtator 2023
E.K

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka njoftuar se ka arrestuar personin i cili dyshohet se javë më parë, hodhi granatë dore në oborrin e shtëpisë së kryesuesit të Bordit të Trepçës, Bahri Hyseni.

“Pas një hetimi intensiv të kësaj prokurorie në bashkëpunim me policinë, është arrestuar personi i dyshuar me iniciale F.B., për shkak të veprave penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” etj, përcjell Arbresh.info

I dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar me dyshimin e bazuar se ka sulmuar me granatë dore shtëpinë e kryesuesit të Bordit të Trepçës”, thuhet në njoftim.

Ndaj personit të dyshuar brenda afatit të paraparë ligjor, do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit pranë gjykatës kompetente.

Ndryshe, një granatë dore është hedhur mbrëmjen e 30 gushtit në oborrin e shtëpisë së kryesuesit të Bordit të kompanisë publike “Trepça”, Bahri Hyseni. Nga ky shpërthim nuk ka pasur lëndime në njerëz por vetëm dëme të konsiderueshme materiale./Arbresh.info/

Kryesuesi i Bordit të Trepçës, Bahri Hyseni

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme