Google ADS

Ilaçi kundër koronavirusit “ndryshoi përkohësisht” ngjyrën e syve të një foshnje

14:31 | 6 Shtator 2023
K.B

Pasi iu dha një ilaç antiviral për të luftuar sëmundjen Covid, nëna e një foshnjeje gjashtë muajshe u shtang kur pa se sytë e tij u kthyen në blu ndërsa ishin kafe e errët.

Ngjyra e syve të foshnjës ndryshoi brenda 18 orëve.

Siç shkruan “Daily Mail” , foshnja nga Tajlanda, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, mori ilaçin “favipiravir”, i cili zakonisht rekomandohet nga mjekët për të luftuar gripin dhe Ebolën.

Ai u është dhënë shumë pacientëve me Covid në pjesë të Azisë dhe Europës gjatë pandemisë, por ende nuk është miratuar në SHBA. Në një përpjekje për të shpjeguar fenomenin, mjekët në Bangkok pohuan se favipiravir ndoshta lëshonte një kimikat fluoreshent që u grumbullua në kornenë e syve të djalit të vogël.

Sytë e djalit ndryshuan ngjyrën 18 orë pas trajtimit, por u kthyen në ngjyrën e tyre natyrale pesë ditë pas ndërprerjes së mjekimit.

Foshnja gjashtëmuajshe nga Tajlanda është pacienti më i ri në botë që ka marrë ilaçin që përmban substancën favipiravir./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme