Google ADS

E dashura e Cristiano Ronaldos, Georgina rrëmben gjithë vëmendjen në tapetin e kuq

14:27 | 6 Shtator 2023
A Z

Georgina Rodriguez mahniti me një fustan të gjatë me ngjyrë të kuqe në Festivalin e Filmit në Venecia.

Është hera e pestë që e dashura e Cristiano Ronaldos merr pjesë në këtë ngjarje – dhe pamja e saj prej një ylli të filmit tërhoqi sërish vëmendjen.

Spanjollja mahniti fansat me një veshje elegante, me një qafore verbuese argjendi që mendohet të jetë pjesë e koleksionit të saj të bizhuterive prej 4 milionë funtesh (4.6 milionë euro).

Georgina u shfaqur e relaksuar dhe e lumtur si kurrë më parë teksa ka pozuar për foto në festivalin e famshëm.

Dhe ajo ishte po aq elegante sa ecte pranë “Hotel Excelsior” me një mini-fustan ombre të kuq, të verdhë dhe portokalli.

Me të mbërritur për herë të parë në event më herët gjatë ditës, ajo ishte me një veshje edhe më zbuluese.

Georgina ka pozuar me një korse të zezë që i linte pak imagjinatës teksa i nxirrte në pah linjat e saj.

Modelja e ka përshtatur pjesën e sipërme me pantallona të zeza, një çantë dore argjendi dhe syze dielli./Telegrafi

 

 

Të ngjashme