Rama: Efektivët shqiptarë përfundojnë me sukses misionin në Greqinë e goditur nga zjarret masive

14:16 | 6 Shtator 2023
L G

Kryeministri Edi Rama ka falenderuar përmes një postimi në facebook zjarrfikësit dhe pjestarët e Forcave të Armatosura që shërbyen në misionin e ndihmës për shuarjen e zjarreve në Greqi.

Përmes një postimi në facebook shefi i qeverisë shkruan se ekipi shqiptar pas operaxioneve për shuarjen e zjarreve kthehet sot me krenari në atdheun e tyre.

“Efektivët shqiptarë përfundojnë me sukses misionin në Greqinë e goditur nga zjarret masive.

Trupa të specializuara të emergjencave civile dhe pjesëtarë të ekipeve të emergjencave të bashkive të Korçës dhe Maliqit, u angazhuan në operacionet e ndihmës për shuarjen e zjarreve dhe kthehen në atdhe me detyrën të kryer, e me ndjenjën e krenarisë për kontributin e tyre në ndihmë të popullit mik grek në një moment të vështirë”, shkruan Rama në facebook.

Kujtojmë se 48 efektivë zjarrfikës, 5 mjete zjarrfikëse dhe 4 mjete mbështetëse nga Forcat e Armatosura dhe bashkitë ndërkufitare të Korçës dhe Maliqit, qëndruan për 15 ditë në Greqi dhe ndihmuan për tejkalimin e situatës së rëndë nga zjarret.

Ekipi shqiptar i erdhi në ndihmë autoriteteve greke për neutralizimin e zjarreve në një nga zonat më të prekura, si ajo e Alexandroupolit.

Të ngjashme